Në Maqedoni Veriore në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste pozitive me koronavirus nga testimi i 1342 mostrave, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.
Në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155.676 raste pozitive me koronavirus.
5484 kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa janë shëruar 149.967. Janë 225 raste aktive.