Zaev, Rama dhe Vuçiq sot do të bisedojnë për “Mini-Schengenin”

Maqedonia

Zaev, Rama dhe Vuçiq sot do të bisedojnë për “Mini-Schengenin”

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:41
Rama, Vuçiq dhe Zaev

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nëpërmjet video-konferencës do të bisedojë me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, për avancimin e marrëdhënieve në kuadër të iniciativës rajonale “Mini-Schengen”.

Vuçiq këtë takim e ka paralajmëruar që nga java e kaluar, ndërsa sot ka arritur konfirmimi nga kabineti i tij.

“Në kuadër të iniciativës rajonale, të cilën shumica e quajnë ‘Mini-Schengen’, vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet tona. Besojmë se do të sjellim vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore në territorin e vendet tona. Besoj se së bashku do të mundësojmë rrjedhë, kapital dhe shërbime të mira”, tha atëherë Vuçiq.

Ai gjithashtu foli për sistemin e lejeve të punës, për të cilin do të bisedohet edhe sot.

“Sipas këtij sistemi, ai që do të merr leje në territorin e njërit nga këta tre vende do të ketë leje pune në të tjerët, që është me rëndësi të madhe”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat