MSH Maqedoni: E gatshme është certifikata për personat që janë infektuar me COVID-19

Maqedonia

MSH Maqedoni: E gatshme është certifikata për personat që janë infektuar me COVID-19

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:56
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Sistemin Nacional “Termini im” është vendosur mundësia për dhënien e certifikatave për personat që janë infektuar me COVID-19.

“Certifikata jepet ndaj të gjithë personave të cilët në nëntë muajt e fundit janë infektuar me Sars-Cov-2 dhe regjistrohen si raste pozitive në Sistemin nacional”, thuhet në njoftimin e MSH-së .

Ata shtojnë se certifikata mund të merret te mjeku amë ose në ueb-faqen vakcinacija.mk dhe është në gjuhën maqedonase dhe angleze.

“Në certifikatë përfshihet të dhëna për personin (emri dhe mbiemri, numri amëz, data e lindjes, gjinia), lloji testit, data e testimit, data e rezultimit pozitiv, spitali (laboratori) ku është bërë testimi, si dhe QR kodi”, thonë nga MSH duke theksuar se certifikata ka vulën digjitale të ministrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat