Osmani e komenton deklaratën e Ana Paola Zakarijas

Maqedonia

Osmani e komenton deklaratën e Ana Paola Zakarijas

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 20:00
Bujar Osmani

Ministri i jashtëm Bujar Osmani para mediave doli për të folur për temat e Forumit të Prespës, por gazetarët interesim më të madh shprehën për çështjen e Maqedonisë me Bullgarinë.

Sa i takon deklaratës së ministres për Evropë të Portugalisë, Ana Paola Zakarijas e cila tha se “gjuha maqedonase është gjuhë bullgare”, Osmani tha se Silva ka shprehur keqardhje.

“Shprehu keqardhje për atë se si ajo është shprehur dhe e riafirmoj edhe një herë pozitën e Portugalisë se qëndrimi i tyre edhe për gjuhën edhe për çështjet tjera që janë pjesë e kontestit me Bullgarinë mbeten vetëm ato që i kanë dërguar në dokumentin e shkruar si propozim”, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

 Sa i takon qëndrimit të Bullgarisë se gjuha maqedonase është bullgare dhe se u kodifikua në vitin 1945 Osmani thotë:

 “Propozimi i kryesisë është që të jepet deklaratë unilatreale dhe nga ne pritet të konfirmohet fakti se gjuha është kodifikuar si kodifikim primar në vitin 1945”, shtoi Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme.

Këto komente  ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i bëri në paraqitjen para mediave në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat