Presidenti malazez Millo Gjukanoviq, në një intervistë, ka komentuar edhe arritjen e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Ai mes tjerash theksoi se Maqedonia e Veriut bëri sakrificë të madhe për të debllokuar procesin me Greqinë.
“Ne e dimë se një prej atyre çështjeve ka qenë prej kohësh çështja e integrimit të Maqedonisë. Për fat të mirë, u arrit një marrëveshje në atë mosmarrëveshje të gjatë midis Maqedonisë dhe Greqisë, u gjete një zgjidhje tani me Maqedoninë e Veriut falë fleksibilitetit të jashtëzakonshëm të politikës, e cila është për çdo respekt.
Tani kemi një bllokim tjetër për shkak të marrëdhënieve me një vend tjetër fqinj, Bullgarinë”, tha Millo Gjukanoviq – President i Malit të Zi.