Sot katër raste të reja me koronavirus

Maqedonia

Sot katër raste të reja me koronavirus

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.760 teste, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup-2 dhe Tetovë-2.

Sot janë regjistruar 6 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH njoftojnë se sot nuk ka viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.710, numri i pacientëve të shëruar është 150.073, numri i vdekjeve është 5.486, ndërsa numri i rasteve aktive është 151.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat