Urimi i Presidentit Pendarovski: Përveç se jemi aleat, në SHBA-të gjithashtu shohim një partner strategjik

Maqedonia

Urimi i Presidentit Pendarovski: Përveç se jemi aleat, në SHBA-të gjithashtu shohim një partner strategjik

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:21
Stevo Pendarovski

“Me urime për bekim dhe prosperitet, unë e përgëzoj Presidentin Joe Biden dhe popullin mik amerikan për 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë.

Në Shtetet e Bashkuara, përveç se është një mik dhe aleat, ne gjithashtu shohim një partner strategjik i cili gjithmonë ka mbështetur demokracinë tonë”, tha Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Më herët, Kryeministri Zoran Zaev, si dhe Ministrat Spasovski dhe Filipçe dërguan urime.

Ambasada Amerikane në Republikën e Maqedonisë Veriore sot organizoi një festë me rastin e festës kombëtare 4 Korrik – Dita e Pavarësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat