27 pacientë të shëruar nga coronavirusi dhe 6 raste të reja

Maqedonia

27 pacientë të shëruar nga coronavirusi dhe 6 raste të reja

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:56
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.650 teste, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup-5 dhe në Kumanovë-1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 27 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot nuk ka të vdekur nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur 155.716, prej tyre 150.100 janë të shëruar, numri i vdekjeve është 5,486, ndërsa numri i rasteve aktive është 130.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat