Në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja pritet të kandidojë me kryetarin aktual të këtij qyteti, Maksim Dimitrievski.
“Në thuajse katër vitet e fundit kemi realizuar shumë projekte të përbashkëta për Kumanovën tonë.
E kemi stabilizuar financiarisht komunën dhe e kemi bërë perspektive, mbështetja nga qytetarët në të gjitha anketat dhe takime ishte motiv më shumë për të dorëzuar kandidaturën dhe programin në partinë time për mandatin e ri të kryetarit”, deklaroi Dimitrievski.
Ai vlerësoi që edhe në vazhdim do të angazhohet për të bërë një Kumanovë modern dhe evropiane përmes projekteve të reja.