Në 19 qytete nuk ka raste aktive me koronavirus

Maqedonia

Në 19 qytete nuk ka raste aktive me koronavirus

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në 19 qytete të Maqedonisë nuk ka raste aktive me coronavirus.

Qytetet ku nuk ka të infektuar janë: Shtipi, Struga, Koçani, Gjevgjelia, Negotina, Sveti Nikolla, Resnja, Radovishi, Dellçeva, Vinica, Probishtipi, Vallandova, Bogdanci, Krusheva, Demir Hisari, Demir Kapia, Makedonski Brod, Makedonska Kamenica dhe Dojrani.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.716.

Kurse, numri i pacientëve të shëruarve është 150.100, numri i vdekjeve është 5.486 dhe numri i rasteve aktive është 130.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat