Në katër vitet e fundit, numri i përgjithshëm i të punësuarve në vend është rritur me 60.000 dhe paga mesatare është rritur nga 22.000 në 28.000 denarë, tha zv. Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi.
“Në katër vitet e kaluara të sundimit të LSDM-së, numri i personave të siguruar është rritur me 60.000. Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i të punësuarve po rritet”, tha Bytyqi, duke shtuar se në kohën e OBRM-PDUKM-së kishte 730.000 të punësuar, ndërsa tani janë 790,000.
Sipas tij, është e rëndësishme të rritet paga minimale nga 9.000 në 15.240 denarë.
Në katër vjet, paga mesatare është rritur nga 22.000 në 28.000. Bashkëqytetarët e mi marrin më shumë para”, tha Bytyqi.