Nga 31 korriku qytetarët e Maqedonisë nuk do të vaksinohen në kufirin me Bullgarinë

Maqedonia

Nga 31 korriku qytetarët e Maqedonisë nuk do të vaksinohen në kufirin me Bullgarinë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një muaj e gjysmë pasi filloi vaksinimi i qytetarëve në kufirin me Maqedoninë, ndërmarrja bullgare “Komak Medical” ndaloi punën më 31 korrik, konfirmoi pronari i kompanisë dhe mjeku Milen Vrabevski për korrespodentin e AIM-s nga Sofja.

Arsyeja e vendimit, sipas Vrabevskit, është se Maqedonia ka siguruar vaksina në qytete të ndryshme të vendit.
Pikat e vaksinimit të ndërmarrjes mjekësore bullgare veprojnë në zonën e pikave kufitare Stanke Lisiçkovo-Dellçevë dhe Zlatarevo-Novo Sello, midis dy vendeve dhe banorëve që dëshironin të vaksinoheshin nuk u duhej teste PCR për të hyrë në Bullgari.

“Deri më tani, 3.200 qytetarë të Maqedonisë janë vaksinuar nga “Komak Medical” dhe atyre u janë lëshuar certifikata të vaksinimit”, tha Vrabevski për AIM.

Të gjithë ata që janë vaksinuar me një dozë do të mund të marrin të dytën deri më 31 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat