Nga java e ardhshme fillon vaksinimi në terren

Maqedonia

Nga java e ardhshme fillon vaksinimi në terren

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:16
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njofton se vaksinimi kundër coroavirusit në terren duhet të fillojë javën e ardhshme.

“Vaksinimi në terren do ta organizojë drejtori i Shtëpisë Shëndetësore, në varësi të numrit të banorëve në vendet më të vogla, vendet rurale, mënyra që do të komunikohet dhe do të fillojë nga java e ardhshme”, tha Filipçe.

Ai shpreson që vaksinimi në terren do rrisë numrin e të vaksinuarve në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat