Nesër ose më së voni deri në fund të javës VMRO-DPMNE-ja do ta dorëzojë Rezolutën në Kuvend për konfirmimin e qëndrimit shtetëror rreth linjave të kuqe në negociatat me Bullgarinë. Nga kjo parti përsëri i thirrën të gjithë subjektet politike që të kenë qëndrim të përbashkët shtetëror i cili është në interes të të gjithë qytetarëve. Por partitë shqiptare në vend ende me deklarata të përmbajtura në lidhje me këtë Rezolutë. Reagime në opinion shkaktoi edhe deklarata e ministrit Osmani në “Brifingun e mëngjesit”, i cili tha se procesi i dakordimit për rezolutë të tillë duhet të fillojë nga fillimi.
“Qëndrimi im është se nuk duhet të shpejtohet me çështje të tilla, ja nëse më pyesni si BDI, për shkak se jam përfaqësues i BDI, qëndrimi ynë është që ky proces të fillojë nga zero, të ulen partitë politike. Nëse duhet të miratohet ndonjë rezolutë, duhet të jetë prodhim i konsensusit mes të gjithëve, e jo imponuar nga një parti. Kam frikë se dëmi më i madh që mund të bëhet në shtet është nga pozita etnike”, tha Osmani.
Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE vlerëson se nuk duhet t’i vendoset parashenjë etnike rezolutës së tillë e cila, siç theksoi, ndërton pozitën e një shteti, ky tekst është i përgatitur nga akademikë të ASHAM-it dhe profesorë të Universitetit “Kirili dhe Metodi”, të cilët janë profesistë, e jo nga një parti. Ministri Osmani nuk do të doja të jetë ministër i cili është kundër mbrojtjes së të drejtave individuale dhe kolektive, tha Mucunski.
“Refuzimi ishte mjaft eksplicit dhe politik dhe përsëri do të them, mendoj se ky është paravan i interesave partiake të BDI. Përmbajtja e kësaj Rezolute nuk del nga individë të partisë sonë. Përmbajtja e Rezolutës del nga qëndrimet e dhëna të institucioneve të larta shkencore në vendin tonë”, u shpreh Mucunski.
LSDM u prononcua se do ta pranojë Rezolutën, por a do të ketë mëdyshje, duke pasur parasysh se thonë se linjat e identitetit janë të njohura për të gjithë?! Nga kjo parti përsëritin se për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk do të negociohet me askënd.
“Linjat e identitetit maqedonas i dinë të gjithë qytetarët, sigurisht edhe gjithë opinioni ndërkombëtar, çdo ditë konfirmohen dhe çdo ditë përsëriten. Asaj që ne do t’i përkushtohemi në periudhën e ardhshme, njëjtë si periudhës së mëparshme, është gjetja e zgjidhjes me Bullgarinë dhe jemi plotësisht të përkushtuar në procesin integrimit të vendit në BE”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM-ja.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ende pa qëndrim konkret rreth Rezolutës, por thonë se duhet të vazhdohet edhe Rezoluta për vendosjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë.