Moti për nesër

Maqedonia

Moti për nesër

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare në drejtim verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 12 deri 22 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale nga 33 deri 40 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe nxehtë ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë celsius.

Të premten dhe gjatë ditëve të ardhshme do të jetë nxehtë, por vranësirat do të rriten, ndërsa në fund të ditës pritet të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut me çka do të ulë temperaturat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat