Kryetari i partisë “E majta”, thotë se duhet të vazhdohen bisedimet me Bashkimin Evropian, por nuk të bisedohet me Bullgarinë më tutje.
Sipas tij, në bisedime janë përcaktuesit e identitetit dhe për këtë shkak nevojitet rezolutë për linjat e kuqe.
Ai vazhdon të mbajë qëndrimin se Marrëveshja e Prespës duhet të shfuqizohet.
“Duhet të mbrohet dinjiteti i popullit. Ne do të jemi Turqia e re, e cila për 30 vite bisedon me Bashkimin Evropian. Bota është multi polare dhe ka alternativa. Kina për një dekadë do të jetë ekonomia më e fuqishme në botë”, tha Apasiev.
Ai po ashtu përmendi brexitin dhe Unionin Euroaziatik.