Nesër nënshkruajnë marrëveshje për gazin natyror Maqedonia dhe Greqia

Maqedonia

Nesër nënshkruajnë marrëveshje për gazin natyror Maqedonia dhe Greqia

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Ministrat kompetentë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, nesër në Athinë do të nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e interkoneksionit për gazin natyror në mes dy vendeve, konfirmuan burimet nga të dy palët për AIM.

Sot dhe nesër, kryeministri Zoran Zaev merr pjesë në konferencën “Ekonomist” në Athinë dhe udhëheq delegacionin tonë, i cili përfshin ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës së Greqisë Kostas Skrekas, nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen.

Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni, duke iu përgjigjur pyetjes nga korrespondentja e AIM në Athinë, tha se takim midis kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë të Veriut nuk ishte planifikuar në margjina të konferencës “Ekonomist”.

Në lidhje me nënshkrimin, përsëriti se Athina mbështet zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal gjithashtu përmes marrëveshjeve bilaterale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat