Mickoski thotë se marrëveshja e Prespës nuk është punë e kryer, deri sa Maqedonia të jetë aty ku i takon

Maqedonia

Mickoski thotë se marrëveshja e Prespës nuk është punë e kryer, deri sa Maqedonia të jetë aty ku i takon

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 08:29
Hristijan Mickoski

Për sa kohë që unë jam udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, Marrëveshja e Prespës nuk mund të jetë një punë e kryer, tha lideri i partisë Hristijan Mickoski.

“Nuk mund të keni standarde të dyfishta. Ne e duam Maqedoninë, sepse jemi patriotë, jo nacionalistë.

Kur Maqedonia do të jetë atje ku i takon, atëherë Marrëveshja e Prespës do të kompletohet”, tha Mickoski për “Alfa”.

Sipas tij, është normale që Rezoluta e propozuar nga Kuvendi është monoetnike, sepse, siç thotë ai, bëhet fjalë për identitetin e maqedonasve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat