Koalicioni opozitar ASH-AAA pret që në zgjedhjet lokale të fitojë deri në 10 komuna.
Kështu ka thënë kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
Taravari që është edhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, ka thënë se nga 15 korriku do të fillojnë me shpalosjen e emrave të kandidatëve.
Nga informacionet që kjo parti merr nga terreni, Taravari tha se ka shumë pakënaqësi tek qytetarët nga BDI-ja dhe kjo, sipas tij, do të reflektohet në zgjedhjet lokale kur opozita pret të shënojë fitore.