Analisti Nexhat Haziri, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka shfaqur shqetësimin se emigrimi po i zbrazë qytetet shqiptare në Maqedoninnë Veriore.
“Qytetet në MV, që dikur ishin me shumicë shqiptare, shumë shpejtë mund të mos jenë të tilla, si pasojë e emigrimit të popullësisë shqiptare”, ka shkruar Haziri.
Sipas tij, një rast i tillë i zbrazjes së qytetit nga shqiptarët është qyteti i Kërçovës, për të cilët emigrimi është e vetmja zgjidhje e halleve të tyre ekonomike, pasi shkalla e papunësisë në radhët e shqiptarëve si në tërë MV, është enorme.
“Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, partitë nga blloku maqedonas marrin shumicën e votave në këtë qytet, diku afër 70 %, ndërsa ato nga blloku shqiptarë nën 30 % . Është e pashpjegueshme heshtja aq kokëfortë e faktorit politik shqiptarë përballë këtij fenomeni të emigracionit dhe zbrazjes së qyteteve shqiptare (n.h)”, përfundoi ai.