Dje u vaksinuan mbi 10 mijë qytetarë

Maqedonia

Dje u vaksinuan mbi 10 mijë qytetarë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 725.902 doza të vaksinave, ndërsa 272.129 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 10.817 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.076 qytetarë. 58% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 51% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 41% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Ndryshe, prej 12 korrikut në RMV ka filluar edhe vaksinimi në terren kundër COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat