Partia “Alternativa” ka dalë sot me një reagim, në të cilin shkruan se sa më shumë që po afrohen zgjedhjet lokale, BDI, apo siç e quajnë ata “partia e gjelbërosur në pushtet”, po krenohet me të arriturat e opozitës shqiptare, e veçanërisht me projektet e Alternativës, kur ata qeverisnin me Ministrinë e Kulturës.
“Projektet kulturore shqiptare në Ministri kanë përfunduar në kohën e Alternativës.
Tash shohim vetëm foto-sesione, si çdoherë para fushatave zgjedhore”, shkruhet në reagim.
Ndër projektet për të cilat thonë se kanë vulën e Alternativës, nga periudha 2018-2020 kur ata drejtonin me Kulturën, janë përmbyllja e fazës së parë për Teatrin e Tetovës, përfundimin i projekti i Pallatit të Kulturës në Vrapçisht, fillimi i projektit për Pallatin e Kulturës në Bogovinë dhe Qendrës Kulturore në Likovë si dhe përfundimin e të gjitha procedurave për lëshimin në përdorim të Teatrit Shqiptar në Shkup.