9 raste të reja sot me COVID-19

Maqedonia

9 raste të reja sot me COVID-19

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.973 testime për coronavirus, ndërsa 9 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 4, në Tetovë 4 dhe 1 në Kërçovë.

Nga MSH njoftojnë se nuk ka raste të vdekjeve në 24 orët e fundit.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.931, prej të cilëve 150.223 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (19 korrik) është 221.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat