Maqedonia nga dita e enjte në listën e gjelbër të Qipros

Maqedonia

Maqedonia nga dita e enjte në listën e gjelbër të Qipros

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:33
Foto

Maqedonia e Veriut të enjten do të vendoset në listën e gjelbër për udhëtim në Qipro.

Kjo do të thotë se shtetasit e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në Qipro pa kufizime, përkatësisht pa test ose karantinë.

Maqedonia ndodhet në listë bashkërisht me Kanadanë dhe Serbinë, ndërsa këto vende nga lista e portokalltë kalojnë të enjten në listën e gjelbër.

Vendet ndahen në tre zona, varësisht nga gjendja epidemiologjike në vend. Zona e gjelbër, e portokalltë dhe e kuqe kanë rregullat e tyre, ndërsa shtetet që nuk ndodhen në këto lista janë në zonën gri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat