Mickoski: Shkaku i korrupsionit nuk ka mjaftueshëm investime

Maqedonia

Mickoski: Shkaku i korrupsionit nuk ka mjaftueshëm investime

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 22:14
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, kishte takim me Dan Orian të cilit i përfundon mandati i ambasadorit të shtetit të Izraelit në Maqedoni.

Në takim, siç njoftuan nga partia opozitare maqedonase, është biseduar edhe për nevojën për përmirësim shtesë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve përmes projekteve konkrete.

“Mickoski e njoftoi Orian për gjendjen politike të brendshme në Maqedoni duke theksuar se mungesa konkrete kundër korrupsionit është ndër arsyet se pse Maqedonia nuk është tërheqëse për investimet e huaja”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Mickoski në këtë drejtim angazhohet për reforma sistematike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat