Më pak të vaksinuar në Tetovë dhe Dibër

Maqedonia

Më pak të vaksinuar në Tetovë dhe Dibër

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:43
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në gjithë vendin me të paktën një vaksinë kanë pranuar 27.5% e qytetarëve.

Të dhënat e fundit tregojnë se më së shumti me përqindje janë vaksinuar qytetarët e Kavadarit me 43.5%, më pas Ohri 42.9% dhe Gjevgjelia me 41%. Më pak përqindje ka në DIbër me 17.3%, Tetovë 17.1 dhe Kërçova me 15.8%.
Në Resnjë përqindja e të vaksinuarve me të paktën një dozë është 39.8%, Manastir 38.9%, Negotinë 38%, Shtip 37.2%, Pehçevë 36%, Veles 31%, Demir Hisar 30.9%, Berovë 30.9%.

Në Shkup 30.8%, Vallandovë 30.6%, Prilep 30.3%, Probishtip 29.7%, Krushevë 28.3%, Koçani 25.3%, Svti Nikole 25.2%, Dellçevë 27.9%, Vinicë 24.5%, Kriva Pallankë 23.9%, Radovish 23.2%, Strugë 23.1%, Kumanovë 21.2%, Strumicë 19.4%, Kratovë 18.9%, Makedonski Brod 18.2% dhe Gostivari 17.8%.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se vaksinat janë efikase dhe të sigurta dhe vaksinimi është e vemtja mënyrë të mos mbesim të mbyllur.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme ka filluar vaksinimi tek personat të moshës 12-18 vjeçare. Deri tani janë vaksinuar 500 fëmijë, ndërsa për vaksinim janë paraqitur 1.800 fëmijë.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se procesi i vaksinimit është duku u zhvilluar pa ndërprerë. Vetëm dje gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 17.343 qytetarë. Deri tani janë aplikuar 747.728 doza të vaksinave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat