Bujar Osmani nuk jep një datë se kur ata, si Bashkim Demokratik për Integrim do të donin të mbaheshin zgjedhjet lokale.
Thotë se për ata është e pranueshme çfarëdo lloj date, pasi siç shton, BDI-ja nuk ka dilemë në suksesin e këtyre zgjedhjeve.
“Kur partitë kanë problem me datat, ata kanë problem mbi konfidencën e rezultatit të zgjedhjeve.
Ne, si BDI nuk kemi dilemë në suksesin e këtyre zgjedhjeve, prandaj për ne është pak e rëndësishme se kur do të jetë data e zgjedhjeve. Jua lemë partive tjera politike të arrijnë konsensus, çfarëdo date të arrijnë ne do e mbështesim”, tha Osmani.