Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,22 përqind.
Benzinat “Eurosuper BS-95”, “Eurosuper BS – 98” dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej nesër do të lirohen për një denar e gjysmë.
Ndërsa “Eurodiesel” për një denar për litër.
Çmimi i ri i “Eurosuper BS – 95” do të jetë 71 denarë, “Eurosuper BS – 98” do të shitet për 73, “Eurodiesel” për 60 denarë.