Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 3764 teste të bëra, 54 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup 16, ndjekur nga Tetova me 9, Manastiri dhe Dibra me nga 6, Kumanova 5, Koçani 3, Gostivari dhe Strumica me nga 2, ndërsa nga 1 rast i ri është shënuar në Prilep, Kavadar, Ohër, Radovish dhe Vallandovë, informon MSH.
Të shëruar janë regjistruar 12 pacientë, ndërsa në këto 24 orë nuk ka asnjë viktimë si pasojë e virusit korona.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 401.