Maqedonia e Veriut ka regjistruar si shumë vende të rajonit një rritje të rasteve me COVID-19. 54 të infektuar ka pasur në 24 orët e fundit teksa 12 persona janë shëruar.
Gjithsesi vendi fqinj është renditur i pari për shkallën e vaksinimit në rajon dhe në pozita të larta edhe në Europë.
Vetëm sot janë kryer 14 mijë e 230 doza teksa autoritetet inkurajojnë qytetarët që të vijojnë ky process.
506 mijë e 33 qytetarë janë vaksinuar në gjithë Maqedoninë e Veriut, shumica moshë e tretë.