Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pasdite për dalje nga vendi pritet rreth një orë, ndërsa në VK Qafë Thanë rreth 15 minuta, informon LAMM.
Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.