Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me një citim të Manifestit të Krushevës në profilin e tij në FB shprehu urime për festën kombëtare të 2 Gushtit – Ilindenit me mesazhin se trashëgimia që e gëzojmë nga ilindenasit dhe delegatët e KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria.
“Ejani me ne vëllezër, që ta lëmë shpirtin e zemrën dhe ta shpëtojmë veten dhe ne si edhe pasardhësit tanë të jetojnë qetë, të punojnë qetë dhe të zhvillohen!”.
Dy gushti është ditë e të gjithë maqedonasve pavarësisht përkatësisë së tyre ideologjike apo politike, por edhe e të gjithë qytetareve dhe qytetarëve tanë, pavarësisht përkatësisë fetare dhe etnike”.
“Dhe pikërisht kjo është trashëgimia që duhet ta shënojnë nga ilindenasit dhe delegatët e KAÇKM-së – janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria. Gëzuar Ilindenin!”, shkruan në statusin në Fejsbuk të zëvendëskryeministrit Dimitrov.