Pesë zjarre aktive serioze dhe disa të vogla

Maqedonia

Pesë zjarre aktive serioze dhe disa të vogla

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Për momentin në vendin tonë janë aktive 5 zjarre, në Kumanovë, Strumicë, Ohër, Manastir dhe Shtip. Kështu kanë bërë me dije nga Qendra e Menaxhimit me Kriza.

-Strumica ka raportuar se zjarri në pyllin “Pagana”, Komuna e Valandovës, është ende aktive, por ai është shuar dhe nuk përhapet. Nuk ka djegie aktive. Linja njerëzore është e siguruar plotësisht.

-Kumanova raporton se zjarri në hapësirën e kufirit midis fshatrave Stepance, Zegljane dhe Malotino është ende aktiv. Zjarri ka prekur pyllin me bimë të ulëta, barin e thatë, pishat e zeza.

-Ohri raporton se zjarri, i cili shpërtheu dje pasdite mbi fshatin Dollogozhdë, komuna e Strugës nuk është lokalizuar plotësisht sepse është në terren të paarritshëm dhe kryesisht djeg barin e thatë.

-Manastiri ka njoftuar se në 09:30 ka nisur zjarr i ri në barin e thatë në një kodër mbi mullirin e fshatit Loznani, Komuna Mogila. Zjarri po përhapet në drejtim të zonës së fshatrave Ivanjevci dhe Novoselani.

– Shtipi, tregon se nga ora 10:15, ekipet e Probishtipit janë në fushën pranë fshatit Lesovo, lokaliteti Vodenica, dhe njësia ka ndërhyrje në zjarrin e regjistruar tashmë në barin e thatë dhe bimët e ulëta. Përndryshe, zjarri përsëritet disa herë.

Qendra e Situatës në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, në përputhje me raportet nga Qendrat Rajonale të Menaxhimit të Krizave, që raportuan për disa zjarre aktive në vend dhe shpërthime të mundshme, kanë treguar për ekipet e zjarrfikësve dhe ekipeve tjera të shpëtimit që janë në teren që shuajnë zjarrin dhe parandalojnë përhapjen më të madhe të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat