Sërish rritje të rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Sërish rritje të rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Rritje rapide e numrit të rasteve të reja me Kovid19. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 164 raste të reja pozitive. Në Tetovë numri i të infektuarve është më i lartë se sa në kryeqytet. Nga 164 rastet pozitive, 60 janë nga Tetova. Nga Kovid Qendra në këtë qytet thonë se në spital janë shtruar për kurim 26 pacientë, 25 prej të cilëve në oksigjeno terapi.

Kjo është një shenjë e cila na tregon se në të ardhmen do të kemi ndoshta dhe më tepër pacientë të infektuar dhe të hospitalizuar. Qytetarët duke menduar se koha është e mirë, pandemia mbaroi nuk i mbajnë maskat dhe distancën. Grupime ka, ka dasma dhe ahengje ku dihet se një i sëmurë mund të infektojë edhe shumë tjerë. Kjo është një arsye, ndërsa në Spital kemi edhe raste të importuara që kanë ardhur nga jashtë me korona. Kemi dhe kllastera, d.m.th. krejt kombinimet i kemi në Tetovë prej çdo lloji edhe pse nuk kemi informata të sakta a punohet për Delta por me siguri që ai do të dominojë në të ardhmen”, tha Gëzim Nuredini, Kovid-Qendra Tetovë.

Mosha e të infektuarve është nga 31 deri në mbi 65 vjeç. Tetova kryeson për nga numri i infektimeve por jo edhe i të vaksinuarve. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 19% e banorëve të Tetovës kanë pranuar dozën e parë. Përqindje më të lartë të të vaksinuarve regjistron qyteti i Kavadarit, Manastiri, Ohri dhe Shtipi.

Gjatë ditës së djeshme me dozën e parë janë vaksinuar  3.909 qytetarë, ndërkaq gjithsej dje janë vaksinuar 12.939. Deri më tash gjithsej janë vaksinuar 519.106 qytetarë, ndërkaq me dy doza deri më tash janë vaksinuar 401.336 qytetarë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në bazë ditore mesatarisht jepen 3000 vaksina. Në dispozicion të qytetarëve janë vaksina Sinovak, Astra&Zeneca dhe Pfizer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat