Të shtëna me armë zjarri në dasmë, arrestohet 27 vjeçari

Maqedonia

Të shtëna me armë zjarri në dasmë, arrestohet 27 vjeçari

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:14
Ilustrim

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.00, në Çair, policia e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka arrestuar personin J.A(27).

Ai u arrestua nën dyshimin se ka kryer vepër penale “prodhim, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie eksplozive” i dënueshëm sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Pas marrjes së masave paraprake është vërtetuar se J.A ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.Me urdhër të gjykatësit paraprak në procedurë është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur municion të cilën e ka poseduar ilegalisht.

J.A është dorëzuar para gjykatësit paraprak, dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat