Mickoski: Masat e reja antivirusi i ndajnë qytetarët

Maqedonia

Mickoski: Masat e reja antivirusi i ndajnë qytetarët

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:59
Hristijan Mickoski

“Kuazi-masa” i quajti lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, masat e reja për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.

Sipas tij, ato nuk synojnë të mbrojnë shëndetin e qytetarëve por në mënyrë plotësuese të krijojnë ndarje dhe frustrime mes qytetarëve.

“Këto masa kanë detyrën e vetme për të vendosur praktikisht një të ashtuquajtur, do të thosha, kontroll të papërshtatshëm artificial, do ta shkatërrojnë biznesin që sadopak filloi të funksionojë.

Do të sjellin një lloj frustrimi te qytetarët, veçanërisht ata qytetarë që kanë një të drejtë të garantuar me kushtetutë të zgjedhin nëse duan të vaksinohen apo jo, edhe pse unë personalisht jam për imunizimin përmes vaksinimit.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat