Aksident në Rosoman, një person me lëndime më të rënda, ndërsa tre me lëndime më të lehta

Maqedonia

Aksident në Rosoman, një person me lëndime më të rënda, ndërsa tre me lëndime më të lehta

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Një person ka marrë lëndime më të rënda.

Ndërsa tre janë me lëdnime më të lehta në aksidentin i cili sot pas orës 12 ka ndodhur në Rosoman, midis një automjeti motorik për udhëtarë “pasat” me targa të Velesit dhe automjet policor “jeti”.

Mjeku kujdestar i Ndihmës së Shpejtë Kavadar, mjeku Ratko Gërkov, për MIA-n tha se dy prej personave që janë lënduar më lehtë janë nëpunësit policorë, një police dhe një polic.

Të katër personat janë dërguar në spitalin e Kavadarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat