Spasovski: MPB i dorëzoi të dhënat e qytetarëve dhe shenjat e gishtërinjve në KSHZ

Maqedonia

Spasovski: MPB i dorëzoi të dhënat e qytetarëve dhe shenjat e gishtërinjve në KSHZ

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski informoi se Ministria e Brendshme i ka dorëzuar të dhënat e qytetarëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

“Sot në orën 20:00, Ministria e Brendshme i paraqiti Komisionit Shtetëror Zgjedhor të dhënat e qytetarëve, përfshirë shenjat e gishtërinjve, duke respektuar kështu afatin ligjor prej 48 orësh pas shpalljes së zgjedhjeve vendore, të parashikuar në Kodin Zgjedhor”, njofton Spasovski.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 17 tetor.

Ndërsa në këto zgjedhje për herë të parë do të përdoren edhe gjurmët e gishtërinjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat