3.135 raste aktive me koronavirus, më shumë në Shkup dhe Tetovë

Maqedonia

3.135 raste aktive me koronavirus, më shumë në Shkup dhe Tetovë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka 3.135 raste aktive me coronavirus, ku kryesojnë qytetet Shkupi dhe Tetova.

Në Shkup ka 1.053 raste aktive me coronavirus, në Tetovë-193, pason Gostivari me 370 dhe Kumanova me 193.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 5.780 testime për coronavirus, ndërsa 588 raste kanë rezultuar pozitiv.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 159.269, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, ndërsa 5.521 kanë ndërruar jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat