Profesori Marko Andonov është emëruar konsull nderi i Gjeorgjisë në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria në seancën e datës 4 të këtij muaji solli Vendim me të cilin jepet pëlqim për hapjen e konsullatës së nderit të Gjeorgjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Shkup e drejtuar nga prof. dr. Marko Andonov dhe dha pëlqim të emërohet për konsull nderi.
Andonov është profesor i rregullt dhe dekan i Fakultetit për Shkenca Juridike në kuadër të Universitetit Amerikan Kolexh Shkup.
Ka qenë pjesë e ekipeve eksperte për përgatitjen e disa akteve ligjore dhe nënligjore nga sfera e sektorit financiar, ndërsa ka përvojë si ekspert-konsulent edhe në arbitrazhe ndërkombëtare.