MSH: Gjatë një jave 25 viktima – asnjë i vaksinuar

Maqedonia

MSH: Gjatë një jave 25 viktima – asnjë i vaksinuar

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:38
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka filluar me analizat e rregullta në nivel javor, ku sic njoftohet, cdo të Premte do të bëjë publike përqindjen e të vaksinuarve në mesin e personave që kanë rezultuar pozitiv dhe personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Në këtë analizë si të vaksinuar vlerësohen personat që janë injektuar me dy doza dhe që kanë kaluar së paku 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës.

Në periudhën nga 06 deri më 12 Gusht në territorin e Maqedonisë së Veriut, 3.497 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga testimet. Prej tyre vetëm 12.8% apo 450 qytetarë kanë qenë plotësisht të vaksinuar.

Një përqindje e madhe 87.1% ose 3.047 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nuk kanë qenë të vaksinuar.

Gjatë kësaj jave, si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, kanë ndërruar jetë 25 persona. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë i vaksinuar.

Ndryshe pas paralajmërimeve për ashpërsimin e masave anti-covid pas 16 Gushtit, vërrehet një rritje e dukshme e interesimit të qytetarëve për t`u vaksinuar.

Sipas MSH-së gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 15.574 qytetarë. Nga fillimi i procesit të imunizimit në vend janë aplikuar mbi 1 milion vaksina kurse me dy doza janë injektuar mbi 462 mijë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat