Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 21, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 32 deri në 36 gradë celsius.
Deri ditën e martë moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.
Ulja e temperaturave pritet nga dita e mërkurë.