Nesër do të shqyrtohet nga Qeveria mundësia e ashpërsimit të masave restriktive

Maqedonia

Nesër do të shqyrtohet nga Qeveria mundësia e ashpërsimit të masave restriktive

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Sipas informatave të Alsat, nesër në mbledhjen e Qeverisë do të vendoset nëse për hyrje në shtet do të duhet certifikatë për vaksinim ose vërtetim përmes të cilit dëshmohet se e keni kaluar Kovid-19.

Gjithashtu masa kufizuese se kush mundet dhe kush nuk mundet të hyjë në objektet gastronomike do të zgjerohet e dhe për në bastore dhe Qendrat e mëdha tregtare, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që kjo të vlej edhe për super-marketet e mëdha.

Kontrollin se dikush është i vaksinuar apo kush posedon vërtetim se e ka kaluar Kovid-19, do ta kryejnë personat e angazhuar nga vetë firmat.

Nëse Inspektorati Shtetëror i Tregut hasë në persona të lëshuar në objektet e lartpërmendura pa dokumentet përkatëse, firma do të gjobitet me dhjetëra mijëra euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat