Përplasen pushteti dhe opozita për masat restriktive

Maqedonia

Përplasen pushteti dhe opozita për masat restriktive

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se pasi dështoi me imunizimin e popullsisë, vendos masat represive për mbrojtje nga Koronavirusi. Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski thotë se pushteti është përgjegjës për fiaskon e pësuar gjatë luftës me pandeminë.

Koha nuk u shfrytëzua edhe gjatë verës që të bëhet imunizimi i popullsisë dhe tani shkohet me masa të dhunshme, të cilat i shohim e që janë masa represive dhe jo sipas vullnetit, që dëshmon një fiasko totale në ballafaqimin me Korona Virusin dhe me gjithë këtë Pandeminë, andaj përgjegjësia më e madhe për këtë çështje është tek pushteti”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, LSDM akuzoi VMRO-në se nxit mosrespektimin e masave. Socialdemokratët gjithashtu akuzojnë opozitën maqedonase për organizimin e protestave të mbajtura ditë më parë, kundër vaksinimit dhe masave anti Kovid. Sipas partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE dhe “E Majta” organizuan protesta ku u përdor gjuha e urrejtjes dhe fyerjet ndaj mjekëve dhe personelit mjekësor.

Porositë nga protestat, ikonografia identike me mitingjet opozitare, sulmet ndaj ministrave aktual, dëshmojnë se pas këtyre protestave qëndron VMRO-DPMNE dhe ‘E majta’, të ndihmuar nga lëvizja ‘Bojkotoj’. Pikërisht VMRO-DPMNE dhe ‘E Majta’ fuqishëm kundërshtonin masat e reja për mbrojtjen e shëndetit dhe gjithë kohën gjatë pandemisë veprojnë kundër rekomandimeve, hapur duke nxitur mosrespektimin e masave”, thonë nga LSDM.

Ditë më parë, një grupe qytetarësh protestuan para Kuvendit, kundër masave të paralajmëruara nga Qeveria për mbrojtjen nga Covid 19. Në këtë protestë u adresuan edhe fjalë fyese ndaj mjekëve dhe personelit mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat