Nga 1 shtatori, dokumente të Covid-19 për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Nga 1 shtatori, dokumente të Covid-19 për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit vendas dhe të huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të paraqesin-certifikatën e vaksinimit nga virusi SARS-CoV-2, marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës, ose certifikatë/vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR SARS-CoV-2, 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për qytetarët maqedonas që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose certifikatë për vaksinim ose që e kanë kaluar KOVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7 ditësh izolim në shtëpi me vendim të Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”, theksohet në vendimin e seancës së sotme të qeverisë.

Shtetasit e huaj që kalojnë tranzit në vend do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit.

Të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat