Në Raoviq dhe Rakle ende zjarret aktive

Maqedonia

Në Raoviq dhe Rakle ende zjarret aktive

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Ende janë aktivë zjarret në Raoviq dhe Bukoviq (Saraj) dhe në rajonin e fshatrave Rakle-Nikodin-Toplicë në Prilep.

Zjarri në fshatin Raoviq dhe Bukoviq është në terren të paqasshëm drejt malit Osoj. Në terren janë ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (EMSH) dhe Armatës.

Zjarri në Rakle-Nikodin-Toplicë është me intensitet të dobët, në terren të paqasshëm. Nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) kumtuan se po vërehet vetëm tym (pa zjarr) në terren të lartë. Nga ekspertiza në vendin e ngjarjes nga ana e dy helikopetrëve nga NJZT-Prilep, u konfirmua se nuk ekziiston rrezik për ndonjë vendbanim. Në terren u dërgua një ekip prej shtatë punëtorëve.

Në këtë moment zjarri në vendin Goten, Berovë, është nën kontroll. Nuk ka rrezik për përhapje. Të gjitha ekipet do të jenë në terren gjatë ditës për shkak të kontrollit dhe pastrimit.

Zjarri, i cili u lokalizua në vendin Rada, mbi fshatin Patishka Rekë u lokalizua, por ka erë, e cila nuk e përhap në këtë moment. Në vendin e ngjares ka pesë persona nga vendgjuajtja Jasen, të cilët e ndjekin situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat