Të nderuar bashkëqytetarë maqedonas, Mickoski, Apasiev, kujdes!, me bashkëvendasit shqiptarë, se, ministri i parë i shtetit shqiptar, Mehmet Deralla, lindi në Pollogun e Maqedonisë suaj;
Kujdes, me bashkëvendasit shqiptarë, se, nëna e Skënderbeut, lindi në Pollogun e Maqedonisë suaj;
Kujdes, me bashkëvendasit shqiptarë, se, Shkupi ka qenë Vilajeti i shqiptarëve e jo i maqedonasve;
Kujdes!, me bashkëvendasit shqiptarë, se, Mustafë Sheh Tetova, ka qenë sekretar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit;
Kujdes!, me bashkëvendasit shqiptarë se, mjeku i famshëm shqiptaro-amerikan Ferit Muradi që mori çmimin Nobel, është me prejardhje nga Pollogu i shqiptarëve;
Kujdes!, me bashkëvendasit shqiptarë se, e Shenjta Nëna Terezë, që mori çmimin Nobel, lindi në Shkupin e shqiptarëve të Maqedonisë Veriore;
Kujdes!, me bashkëvendasit shqiptarë se, Kongresi i Alfabetit Shqiptar, u mbajt në qytetin e Manastirit të Maqedonisë suaj Veriore;
Kujdes!, ju bashkëkombas maqedonas, Mickoski, Apasiev, që krekoseni ndaj shqiptarëve, se, shteti juaj i RMV-së u krijua nga stenda e zemrës së sëmurë të Iliridës.
Tani urdhëroni ju e na tregoni kundër argumentet se sa është e juaja RMV-ja?