Në Cërniçe shuhet zjarri, shkaktohen vetëm dëme materiale

Maqedonia

Në Cërniçe shuhet zjarri, shkaktohen vetëm dëme materiale

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Me 5 makina dhe 15 zjarrfikës është intervenuar në shuarjen e zjarrit që sot rreth orës 13:00 shpërtheu në lagjen Cërniçe të Shkupit.

Sipas informatave të Alsat bëhet fjalë për një objekt banimi (shtëpi).

Intervenimi i zjarrfikësve parandaloi përhapjen e zjarrit edhe në objektet tjera përreth.

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat