Maqedonia mund të vendoset nga Gjermania në grupin e vendeve me rrezik të lartë nga coronavirusi

Maqedonia

Maqedonia mund të vendoset nga Gjermania në grupin e vendeve me rrezik të lartë nga coronavirusi

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Qeveria gjermane ka përqëllim ta vendosë Maqedoninë e Veriut në grupin e vendeve në rrezik të lartë nga infeksioni me coronavirus, shkruajnë sot gazetat nga grupi mediatik “Funke”, përcjell “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase.

Sipas planeve të qeverisë gjermane, së shpejti në kategorinë e vendeve me rrezik të lartë nga coronavirusi duhet të gjenden edhe disa vende dhe rajone të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, raportojnë gazetat nga grupi mediatik “Funke”.

Sipas shtypit, grupi me rrezik të lartë do të përfshijë pjesë të Greqisë, përfshirë Kretën, Ishujt Jon dhe Egjeun jugor, pastaj pjesë të Irlandës, si dhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ata që vijnë në Gjermani nga zonat me rrezik të lartë do të duhet të kalojnë karantinë dhjetë ditore. Kjo nuk vlen për personat që janë vaksinuar ose kanë certifikatë se janë shëruar. Nëse personat kanë një test negativ, izolimi mund të ndërpritet që në ditën e pestë./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat