MPJ e Maqedonisë hapi dyert për qytetarët

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë hapi dyert për qytetarët

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme sot nga ora 11:00 deri në ora 17:00 i hapi dyert për qytetarët.

Të gjithë të interesuarit kishin mundësi të shkonin në hapësirat e ministrisë dhe t’i paraqesin vërejtjet e tyre, propozimet dhe idetë para ministrit Bujar Osmani dhe punonjësve në MPJ.

“Për herë të parë, ministri i hapi dyert për qytetarët, por edhe për mërgimtarët të cilët në mënyrë tradicionale vinë në vendin amë gjatë verës. U takova me kategori të ndryshime të personave me të cilët bisedova për tema të ndryshume. Të gjithë kishin pikëpamjet e tyre dhe mendime”, shkroi Osmani.

Ai thotë se po bëhen përpjekje maksimale që të ndihmohen qytetarë, ndërsa qytetarët të marrin shërbimet nga ambasadat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat